Elbasan, zotëronte armë dhe mjete të forta; pranga 32-vjeçarit
26/06/2015 00:00
Agjentë të policisë së Elbasanit kanë arrestuar një 32-vjeçar, të cilit iu gjetën në posedim disa armë zjarri.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka rënë shtetasi Klaudio Zabeli, në makinën e të cilit, tip “Benz” me targë “AA 206 AL”, janë gjetur një pistoletë 7.62 milimetërshe, të mbushur me 7 fishekë, një shkop bejzbolli.
Agjentët janë të sigurt se objektet në fjalë do të përdoreshin për grabitje, pasi bashkë me to u gjetën edhe dy maska.
Kontrolli i automjetit dhe prangosja e 32-vjeçarit janë pasuar nga një kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur 15 fishekë, të sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm të të riut.
Top Channel