PS e Vlorës akuzon Deromemajn: Përfaqësues i interesave klienteliste të Bashës
19/06/2015 00:00
Me anë të një deklarate, Partia Socialiste e Vlorës akuzon kandidatin demokrat, Genc Deromemaj, si përfaqësues të interesave klienteliste të Bashës.
“Partia Socialiste, dega Vlorë denoncon sot skandalin e zbuluar dhe të publikuar në mediet kombëtare për afera të dyshimta korruptive të kandidatit të Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj. Faktet tronditëse të publikuara sot në shtyp tregojnë se ai është ndërtuesi në hije i familjes së Lulzim Bashës dhe përfaqësues i interesave klienteliste të tij. Për këtë arsye është shpërblyer me leje dhe me tender nga Bashkia e Tiranës”, u shpreh Eriona Ismaili, zëdhënëse e PS-së në Vlorë.
Top Channel