Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Durrësin gjatë mbrëmjes së të mërkurës, duke shkaktuar probleme të shumta.
Përmbytje rrugësh, tokash bujqësore, si dhe një viktimë. Një i mitur ka humbur jetën nga kontakti me energjinë elektrike.
Paraprakisht bëhet e ditur se viktima po nxitonte të kthehej në shtëpi duke kaluar nëpër një rrugë plot me ujë, pranë një kabine elektrike të përmbytur.
Grupi hetimor, në kushtet e motit të keq, ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Shirat e vrullshëm përmbytën shumë rrugë dhe kryqëzime, duke vështirësuar qarkullimin e hyrë dhe në banesa e biznese. Veçanërisht e vështirë është situata në zonat periferike të Durrësit.
Shtabi i emergjencës në Prefekturën e Durrësit bëri të ditur se po ndjek nga afër situatën.
Top Channel