Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun, Apeli ashpërson masat për 5 zyrtarë, lë në burg ish-kreun e ASHK Zyra të tejmbushura me dosje që presin prej gati një viti të gjykohen, ndërkohë që sipas ligjit në fuqi, për to duhet të kishte folur drejtësia brenda një muaji.
Gjykata e Apelit Administrativ ka vetëm 7 gjyqtarë për të gjykuar të gjitha çështjet admistrative të 6 gjykatave të shkallëve të para ne vend.
E ndërsa gjyqtarët e Apelit Administrativ gjykojnë mesatarisht 80 çështje në javë, situata vijon të jetë e ngarkuar, pavarësisht se prej ditësh, pas një bllokimi njëvjeçar, po asistojnë edhe 10 ndihmësgjyqtarë.
“Aktualisht janë 11 mijë çështje. Janë gjykuar 4 mijë, ndërsa 7 mijë janë në pritje. Për momentin po gjykojmë çështjet e qershorit 2014. Numri i çështjeve pa u shtuar numri i gjyqtarëve nuk përballohet. Duhet shtuar numri i gjyqtarëve, që gjykata të përballojë ngarkesën siç e parashikon ligji, që çështja të mbarojë brenda një muaji. KLD-ja ka komanduar gjyqtarë disa herë, por kjo nuk është efektive. Janë të komanduar për çështje me numra të caktuar”, deklaron Leonard Strataj, kancelar i Gjykatës Administrative të Apelit.
Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë po tenton të ndryshojë ligjin për Gjykatat Administrative, çka mund të sjellë sërish debate në kampet e politikës.
Në dokumentin që TCH disponon, projektligji i shpërndarë aktorëve të Drejtësisë parashikon ngritjen edhe të dy gjykatave të tjera administrative të Apelit, heq konkursin dhe cakton si rregull mos-testimin e gjyqtarëve administrativë.
Për ata që do të nisin nga detyra në shkallën e parë nuk është e domososhme të kenë përvojë pune, ndërkohë që për Apelin ulet pragu nga 9 në 7 vjet eksperiencë pune si gjyqtar.
Top Channel