Dosja e SPAK për AKSHI/ Karamuço në Top Story: Nuk ka asnjë provë që lidh rrëmbimin e Meçes me Agasin Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me atë ç’po bëhet me lumin Gjanica.
Ai bëri me dije se projekti për Gjanicën pritet shumë shpejt të gjejë zbatim konkret. Zeqaj tha se për lumin dhe rehabilitimin e tij është punuar vite me radhë.
“Janë miratuar të gjitha shpronësimet që do të bëhen për lumin Gjanica dhe do të zhvillohet një tender ndërkombëtar për kompaninë që do të punojë për zgjidhjen. Shpronësimi kap vlerën e 7 milionë dollarëve”, sqaroi Zeqaj.
Projekti në fjalë tashmë është miratuar dhe, sipas kryebashkiakut Zeqaj, projekti i prezantuar për lumin Gjanica ka një vlerë të përcaktuar prej 13 milionë eurosh.
Në këtë fond përfshihet edhe projekti për pastrimin e lumit Gjanica dhe sistemimin e tij.
Top Channel