Mjedisi në Lushnjë; Tushe tregon projektet
08/06/2015 00:00
Kandidati i së majtës për kryetar bashkie në qytetin e Lushnjës, Fatos Tushe, ka bërë të ditur planin dhe projektet e tij për mbrojtjen e mjedisit në këtë qytet.
“Ky program konsiston në parandalimin e ndotjes së burimeve natyrore. Promovohet kultivimi i produkteve bio për të shmangur kimikatet që ndosin ujin, si dhe mbjellja e drurëve drutorë, si filtrues të ujërave. Së dyti, rehabilitimi i vendeve të depozitimit të mbetjeve, duke prezantuar teknologji të reja për menaxhimin e mbetjeve të ngurta. Në fund, zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbërta dhe rritjen e cilësisë së ajrit”, tha Fatos Tushe, kandidat për Bashkinë e Lushnjës.
Top Channel