Basha pret Hoyt Yee: Mazhoranca refuzon dekriminalizimin

08/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti këtë të hënë zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Në njoftimin e shpërndarë nga Partia Demokratike thuhet se, “Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA dhe ambasadori Lu po i japin nismës së opozitës për dekriminalizimin”.

Basha ka ndarë me zyrtarin amerikan shqetësimin e opozitës për atë që e quan “mungesë të vullnetit prej mazhorancës për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 Qershorit”.

Me gjithë angazhimin e Partisë Demokratike ka mungesë vullneti nga ana e mazhorancës, për të realizuar procesin e dekriminalizimit e cila vazhdon të promovojë  persona me precedentë kriminalë të cilët janë sot pjese e garës për kryetarë bashkie”- ka deklaruar Basha.

Nga ana e tij zv.ndihmës Sekretari i Shtetit, z. Hoyt Yee tha se do të merren të gjitha masat që vëzhguesit e ambasadës së SHBA të jenë prezentë dhe monitorojnë me kujdes procesin në të gjithë bashkitë, në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta