
Projekt-marrëveshja e prezantuar nga Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker ka qenë një “surprizë e shëmtuar”.
Kështu ka deklaruar kryeministri grek Alexis Tsipras në Parlament, duke shtuar se shpreson që kreditorët të tërheqin kërkesën e tyre, pasi sipas tij nuk është realiste.
“Greqia kërkon një zgjidhje përfundimtare sa i takon mbështetjes së borxhit, që i jep fund skenarit ‘Grexit’ dhe grekët nuk duan që qeveria të dorëzohet para shantazheve”, ka deklaruar Tsipras.
Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas ka thënë se “vendimi për të mbledhur pagesat në një të vetme është në të njëjtën linjë me rregullat e FMN-së dhe është përdorur më parë. Dhe kjo vë në dyshim kapacitetet e Greqisë për të respektuar borxhet e saj”.
Situata e nderë mes Greqisë dhe kreditorëve, kryesisht me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka ndikuar ndjeshëm në bursën e Athinës, me treguesin që ka humbur një kuotë prej 4.96 për qind.
Top Channel