“Mazars”, kompania e auditit dhe kontabilitetit përuron praninë në Tiranë

05/06/2015 00:00

E specializuar në shërbime të auditimit, kontabilitetit, shërbimeve të këshillimit fiskal dhe juridik, kompania “Mazars” celebroi praninë e saj në Shqipëri, përmes një ceremonie që mblodhi mjaft personalitete, përfaqësues të biznesit vendas e të huaj.

Pas më shumë se 15 vitesh, dy shoqëri auditimi lokale “Gjini Consulting” dhe “ILD-99 Audit”, këtë vit u integruan si pjesë e grupit “Mazars”, duke e renditur Shqipërinë si shtetin e 73-të anëtar të grupit me origjinë franceze.

Luk Valert, këshilltar për zhvillimin ndërkombëtar i bordit ekzekutiv të “Mazars”, duke renditur arsyet e operimit në vendin tonë, tha se përmes Shqipërisë synon aksesin në zonën e Ballkanit.

Zoti Valert vlerëson dinamikën e zhvillimit të vendit, skuadrën shqiptare dhe faktin që mjaft klientë ndërkombëtarë të “Mazars” operojnë tashmë në Shqipëri, ndërsa akoma të tjerë do të vijnë në të ardhmen.

“Mazars” përbehet nga 15 mijë profesionistë që u shërbejnë grupeve të mëdha ndërkombëtare, ndërmarrjeve të vogla e të mesme, investitorëve privatë dhe organizmave publike.

Top Channel