Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevksi deklaron se zgjedhjet e parakohshme i shërbejnë stabilizimit të shtetit dhe për t’i dhënë fund agonisë.

“Për mua, shumë më i rëndësishëm është stabiliteti i shtetit, siguria e qytetarëve, siguria në biznes, siguria në hapjen e vendeve të reja të punës, të cilat nuk guxojmë të lejojmë të ndërpriten”, ka deklaruar për mediat Gruevski.

Kryeministri maqedonas ka pohuar se dakordësia për zgjedhje të parakohshme mbështetet edhe në sigurinë e tij se VMRO-DPMNE sërish do ta fitojë besimin e qytetarëve.
 
“Jemi të bindur se qytetarët do ta zgjedhin sërish këtë opsion, e jo opsionin e destruktivitetit dhe të përhapjes së urrejtjes. Nuk do ta zgjedhin opsionin, me të cilin do e mëtojnë shtetin vetëm për shkak të interesit partiak ose personal të dikujt që dëshiron të vijë në pushtet. Ky opsion sërish do të mposhtet”, ka thënë kryeministri aktual i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA