FOTO/ Kryesoi me shumicë dërrmuese votash, shoqërohet me të qeshura dhe përqafime fitorja e Ervin Cecës në Berat Në takimin e radhës me banorët e kryeqytetit, Erion Veliaj ka komentuar fushatën e rivalit të tij për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova.
“Forma më e madhe e komplimentit është kur të kopjojnë. Tani që kanë filluar të na kopjojnë. Ne i falenderojmë me gjithë zemër, sepse kështu po e kuptojnë se çfarë lanë pa bërë në këto 4 vjet”, ka deklaruar Veliaj.
Por jashtë vëmendjes së tij nuk ka mbetur as puna e vetme që ka bërë Basha në krye të Tiranës, për t’iu përgjigjur nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi.
“Ti je një grua e mirë që Luli e mori në qafë, që të vë të recitosh gjëra për të na sharë me libër shtëpie. E di që nuk e ke zakon, por kur të zë belaja dhe e kërkon partia, do ta bësh. Ky, po të ishte burrë i mirë, bënte dy gjëra: ose e linte lejen që ta jepte ai tjetri, por duke e ditur që Halim Kosova nuk fiton ia dha vetes; ose e firmosje ti ose Enno me dy N”, ka thënë Veliaj.
Kandidati i mazhorancës, duke u ndalur tek programi konkret për zhvillimin e njësisë numër 1, ka evidentuar 357 problemet që janë në këtë zonë, të cilat siç tha, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
“Si ka mundësi, kaq afër depos së ujit dhe nuk ka ujë? Kaq afër lumit dhe nuk ka kanalizime? Jemi kthyer në një qytet të botës së tretë. Si ka mundësi që në 4 vjet e zhvatën dhe e shpërfytyruan Tiranën? Ne do të bëjmë investimet që qyteti të mos mbytet më kur bie shi. Gjithashtu, çerdhet dhe kopshtet do të zhbllokohen në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak”, ka shtuar Veliaj.
Top Channel