Rrogozhinë, Deliu: Mos e shisni votën për një thes miell
03/06/2015 00:00
“Ulja e taksave për biznesin sjell mundësi punësimi”. Kështu është shprehur kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Rrogozhinës, Eqerem Deliu, në takimin e organizuar me bizneset në këtë qytet.
“Qeveria e sotme ka dyfishuar taksën e biznesit”, u shpreh Deliu, ndërsa u premtoi të pranishmëve se ulja e taksave është forma më e mirë që biznesi të ofrojë punësim.
Nga sheshi qendror i Rrogozhinës, Deliu u kërkoi votuesve të mos e shesin votën për një thes miell.
Top Channel