FOTO/ Kryesoi me shumicë dërrmuese votash, shoqërohet me të qeshura dhe përqafime fitorja e Ervin Cecës në Berat Nga Forumi Ekonomiko-bujqësor i mbajtur në komunën Zejmen të Lezhës, Kryeministri Rama tha se reforma e re administrative sjell një sërë instrumentesh për qeverisjen vendore, duke e kthyer në një partner strategjik për fshatin.
Duke i cilësuar politikat e deritanishme të qeverisë për bujqësinë në drejtimin e duhur, Rama shpjegoi nismën më të fundit në mbështetje të këtij sektori.
“Ne jemi shumë afër materializimit të një plani që këtë përvojë të mos e lëmë vetëm tek 17 milionë dollarët, që është mundësia aktuale që ka shteti shqiptar, më e larta që ka qenë ndonjëherë, por të bashkojmë në këtë proces edhe bankat. Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion për këtë së bashku me BERZH, një Fond Garancie Kombëtare për fermerët. Janë 143 mln dollarë që vihen në dispozicon të huamarrjes bujqësore, pra risku nuk i kërkohet sipërmarrësit, sepse e merr përsipër ky fond dhe bankat e nivelit të dytë të kreditojnë në interesa minimale, deri në zero”- tha Rama.
Ai ka vlerësuar se, plani i qeverisë për bujqësinë është rruga më e shpejtë për të fuqizuar familjen fermere, e cila sipas tij nuk duhet të bazohet vetëm tek ajo që përpiqet të shesë në tregjet e rrugëve.
“Familja fermere nuk do të jetë vetëm dhe nuk do ta ketë të varur fatin e prodhimit të vetë nga rruga, por do të jetë pjesë e një procesi prodhimi që fillon në tokat e saj e shkon edhe tek familjet rretherrotull”, ka vijuar Rama.
“Ne jemi zotuar që do të rimbursojmë TVSH-në për inputet dhe e bëjmë këtë sot, por ne nuk do bëjmë atë që është bërë për vite me radhë, që të japim parapagim, duke stimuluar korrupsion, kontrabandë dhe informalitet”, ka shtuar Rama.
Viktor Tushaj, kandidati të majtës për bashkinë e Lezhës shprehu nevojën e ngritjes së zyrave për bujqësinë.
“Duhet të ndërtojmë zyrën e bujqësisë, si ‘one stop shop’, ku fermerët të marrin shërbimin dhe informacione për pronën e tij”- tha Tushaj.
***
Me ndarjen e re administrative, bashkia e Lezhës ka nën administrim 18 mijë hektarë tokë të punueshme dhe pjellore, por që deri më sot vetëm një pjesë e vogël e saj vaditet.
Nga Shënkolli, kryeministri Edi Rama premtoi ngritjen e rrjetit të vaditjes për të gjitha tokat e punueshme në bashkinë e Lezhës në katër vitet e ardhshme. Rama kërkoi votën për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ndërsa nënvizoi edhe ndryshimin mes ofertës së mazhorancës dhe asaj të opozitës, sipas tij.
“Bashkia e re e Lezhës ka 18 mijë ha tokë bujqësore, 18 ha tokë të punueshme dhe prodhuese. Deri 18 muaj më parë, nga këto 18 mijë ha, ujiteshin vetëm 1200 ha, dmth 16800 ha ishin pa ujë. Në vetëm 18 muaj ne e kemi çuar sasinë e tokës që ujitet 6200 ha. Nuk janë 18 mijë ha, janë më pak, por ama nëse ata që e kishin pushtetin aq shumëe lanë me 7 përqind të tokës prodhuese të ujitur dhe 93 përqind të tokës në djerr. Ne për 18 muaj e çuam në 6200, që do të thotë se në 4 vitet e ardhshme me Viktor Tushen, këtë shifër ta trefishojmë dhe ta bëjmë 18 mijë ha”- tha Rama.
Top Channel