FOTO/ Kryesoi me shumicë dërrmuese votash, shoqërohet me të qeshura dhe përqafime fitorja e Ervin Cecës në Berat
Kandidatja e opozitës për kryetare të Bashkisë së Durrësit, Grida Duma, është ndalur këtë të mërkurë me banorët e zonës së plazhit, një zonë turistike që vuan sipas saj prej mungesës së kanalizimeve, ujit të pijshëm dhe mungesës së pastrimit.
Duke premtuar pikë së pari ndalimin e betonizimit të qytetit, kandidatja Duma u shpreh se zona e plazhit do të ketë një mirëmenaxhim shumë më të mirë, për të ofruar një turizëm të përshtatshëm dhe për të ruajtur gjithë bukurinë e bregdetit.
Grida Duma deklaroi gjithashtu se, nëse zgjidhej kryebashkiake, do t’i jepte zgjidhje brenda dy viteve të para të mandatit të saj problemit të kanalizimeve dhe ujit të pijshëm, falë projektit prej 85 milionë dollarësh të Bankës Botërore.
“I gjithë plazhi është menaxhuar shumë keq. Së pari, është menaxhuar si një lagje e zakonshme, kur nuk është e tillë. Me plazhin, që është zonë turistike, nuk ke asnjë justifikim. Ajo që duhet deklaruar fort është ruajtja e qytetit, t’i themi ndal betonizimit të bregdetit dhe të fillojmë një kulturë të re, ku vendet e punës do të ndërtohen nga mirëmbajtja, jo nga dhuna ndaj ambientit. Mendoj se kanalizimet dhe uji i pijshëm janë emergjencë dhe, në dy vitet e para, do kemi zgjidhjen më të mirë të mundshme, falë projektit të Bankës Botërore prej 85 milionë dollarësh, që është vetëm për ujësjellës dhe kanalizime”, tha Duma.
Top Channel