FOTO/ Kryesoi me shumicë dërrmuese votash, shoqërohet me të qeshura dhe përqafime fitorja e Ervin Cecës në Berat Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është shprehur se do të ankimojë vendimin e KQZ-së, të një dite më parë. Ai e quajti një vendim të turpshëm dhe antiligjor, pasi tenton ti heqë PDIU-së numëruesit që i takojnë me ligj.
Këto deklarata Idrizi i bëri gjatë një takimi me elektoratin në Elbasan.
“Dua të komentoj këtu vendimin e turpshëm të KQZ, antiligjor, që tenton t’i heq PDIU anëtarët e saj numërues në këto zgjedhje. Nuk mund ta bëjmë dhe s’mund ta lejojmë që populli na voton dhe partitë e mëdha numërojnë votat. Ne kemi qenë më të dëmtuarit nga vjedhjet e votave. Sot s’kemi kërkuar që të ndalim numëruesit me LSI dhe PR, por kemi kërkuar zbatimin e ligjit. Pasi ne kemi 5 deputetë dhe kemi të drejtat. i ftoj gjithë shqipëtarët, të votojnë për PDIU-në, pasi nuk na tjetërson njeri votën. Ne do i drejtohemi kolegjit zgjedhor. i bëj thirrje të gjitha partive që janë pjesë e KQZ se PDIU ka qenë parti kryesore ka të drejtat e saj. Mos të mendoj asnjë parti, në aleancë apo jo që të bëjë lojëra me PDIU. Kjo është një shkelje absurde e kodit zgjedhor, ndaj duhet vepruar në mënyrë që këto zgjedhje mos të marrin damkën. Ne nuk duam numëruesit e LSI-së, apo PR-së, por ata të PDIU-së” tha z. Idrizi.
Idrizi deklaroi mbështetjen e PDIU-së për kandidatin e majtë, Qazim Sejdini dhe kërkoi votat për partinë e tij.
Top Channel