Halim Kosova: Brenda mandatit të parë, Tirana 24 orë ujë

03/06/2015 00:00

Për herë të parë gjatë fushatës së tij elektorale, doktor Halim Kosova ka bërë premtimin e tij të parë konkret për ujin e pijshëm. Brenda mandatit të parë, tha doktor Kosova, Tirana do të ketë ujë 24 orë. Premtimi i tij përfshin të gjitha fshtarat e kryeqytetit.

“Ju jap fjalën juve dhe gjithë banorëve të kësaj Tirane të madhe, se brenda mandatit tim Tirana do të ketë ujë 24 orë. I kemi marrë të gjitha masat dhe është një premtim që nuk e them kot. Kemi bërë llogaritë, kemi parë vendburimet dhe kemi punuar me specialistë, që kur të dal para jush ta them me gojën plot: Tirana më në fund do t’i heqë ato depozita e pompa që na shëmtojnë qytetin”, deklaroi Kosova.

Nga Petrela, duke sqaruar idetë për këtë komunë doktor Kosova premtoi se do të shtrojë një numër shumë të madh rrugësh të shkurtra që lidhin fshatrat me njëra-tjetrën. Një tjetër premtim i tij mbetet ulja e taksave lokale me 30 për qind.

“Në dy vitet e para kam marrë angazhim që të bëhen 100 rrugë me standarde europiane, me trotuarë e gjithçka. Ndërkohë, do ulen me 30 për qind të gjitha taksat, sepse kaq ma lejon ligjin për momentin”, tha zoti Kosova.

Firmën për çdo projekt, tha zoti Kosova, do ta vënë vetë qytetarët. Asnjë projekt i bashkisë nuk do të kalojë pa mendimin e tyre.

“Si i dini ju problemet që jeni këtu nuk i di asnjë në zyrë dhe do të jetë zyra që do të vijë këtu. Firmën me të vërtetë do ta vë unë, por nuk do ta vë po nuk më thatë ju”, shtoi mjeku i njohur.

Në Petrelë, kandidati i së djathtës premtoi rregullimin e shkollave dhe të çdo fushe sportive.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta