Fier, tjetër përballje Subashi-Alibeaj…për gratë dhe fëmijët

03/06/2015 00:00

Dy kandidatët për Bashkinë e Fierit, Armando Subashi dhe Enkelejd Alibeaj, janë përballur në një debat, ku në qendër të diskutimit ishin projektet për gratë dhe fëmijët.

Debati është organizuar me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve dhe një organizate, që zhvillon prej 15 vitesh projekte të ngjashme; dhe diskutimet e dy kandidatëve janë ndjekur nga zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, Henry Jardine.

Përfaqësuesit e dy forcave të ndryshme politike u ftuan për të parashtruar, por edhe për të ballafaquar e debatuar, angazhimet programore të tyre lidhur me çështjet e gruas dhe të fuqizimit të saj në aspekte të ndryshme, arsimimin e fëmijëve etj., nëpërmjet pyetjeve që u hartuan nga përfaqësues të shoqërisë civile të Fierit.

“Është e vërtetë dhe statistikat janë aty. Sot, për fat të keq, në qytetin e Fierit kemi vetëm dy çerdhe, ndërsa nëpër komuna nuk bëhet fjalë, ashtu sikundër kemi një numër të kufizuar kopshtesh, pavarësisht se kemi një numër të konsiderueshëm kopshtesh private. Padyshim që nesër, në radhë të parë, Bashkia duhet të investojë vetë në këtë drejtim”, është shprehur Armando Subashi, kandidati i së majtës për Bashkinë e Fierit.

“Të gjitha ambientet e saj pronë private, të cilat janë të shumta, do t’i vendosim në dispozicion me kosto zero për të ngritur infrastrukturën e kopshteve publike, dhe kjo është pjesë e programit tonë ekonomik. Mundësia e tretë është ajo e dhënies së incentivave për nismat private”, deklaroi Enkelejd Alibeaj, kandidat i opozitës për Bashkinë e Fierit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta