Dako, në Romanat: Do të bëjmë investime që nuk janë bërë për 25 vjet

03/06/2015 00:00

Kandidati i majtë për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, është takuar me banorët e Romanatit, ku premtoi se do të bëhen investime që nuk janë bërë për 25 vjet.

Në fillim të vitit të ardhshëm, tha Dako, do të jetë në funksion të plotë qendra shëndetësore e këtij fshati.

“Për një vit do të bëjmë aq shumë punë në Romanat sa nuk janë bërë në 25 vjet me radhë. Siç kemi punuar 8 vjet në Durrës, ashtu do të punojmë edhe për të ndryshuar Rrashbullin, Ishmin, Manzën, Katundin e Ri dhe Sukthin”, u shpreh Dako para banorëve.
 
Duke folur për infrastrukturën e zonës, kryebashkiaku Dako është shprehur se ajo është në gjendje katastrofike dhe se ka nevojë për ndërhyrje urgjente.

Dako ka biseduar me banorët edhe për infrastrukturën shkollore. Në Romanat ekziston vetëm shkolla 9-vjeçare, por që vitin e ardhshëm do të hapet një klasë për vitin e parë të shkollës së mesme, në mënyrë që shkolla e fshatit të marrë statusin e shkollës së bashkuar.

Përveç kësaj, shkolla e Romanatit do të ketë edhe terrenin sportiv, për të cilin Dako tha se do të jetë i njëjtë me 5 terrenet e reja sportive që u ndërtuan këtë vit në qytetin e Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB