Vlorë, Genc Deromemaj: Rimbursim të faturës së energjisë
02/06/2015 00:00
Kandidati i djathtë për Bashkinë e Vlorës premtoi se do të rimbursojë faturën e energjisë elektrike për 6 mijë familje në nevojë, si dhe do të ulë taksat.
“Kemi filluar me një ulje konkrete të taksave vendore në masën 50% për të gjithë familjarët dhe bizneset e vogla. Do të falim në masën 50% të gjitha detyrimet, deri në fund të vitit. Do të ulim në minimumin e kuadrit ligjor taksat”, tha Genc Deromemaj.
Top Channel