Vëzhgimi i zgjedhjeve, Duma pret Glover në Durrës

02/06/2015 00:00

Kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma priti në një takim shefen e misionit OSBE/ODIHR-it në Shqipëri, Audrey Glover. Duma vlerësoi vizitën e zonjës Glover, duke e falenderuar atë.

Pasi foli mbi projektin dhe programin e saj, zonja Duma ndau ide për standardet e reja të këtij mandati të ri të qeverisjes lokale.

Në vijimësi u diskutua gjatë dhe për dokumentacionin përkatës mbi regjistrimin falso dhe të dokumentuara të mbi 3 miië personave, të cilat iu dhanë dorazi zonjës Glover, bashkë me fotot dhe kallëzimin penal të kryer për regjistrimet fiktive.

Njëkohësisht, kandidatja Duma theksoi presionin ndaj administratës publike, marrjen e kartave të identitetit punonjësve, si dhe dy rastet e dhunës, ku në njërin prej tyre, policia nuk ka vepruar dhe dhunuesit janë në gjendje të lirë.

Zonja Duma kërkoi nga shefja e misionit të OSBE/ODIHR vëmëndje maksimale ndaj fushatës në Bashkinë e Durrësit, me numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të huaj dhe vendas, duke marrë parasysh që janë të angazhuar grupe kriminale të njohur nga qytetarët.

Nga ana e saj, zonja Glover siguroi që Durrësi do të ketë fokusin kryesor, duke bërë të ditur se misioni është në dijeni të problemeve dhe po kërkon të mbledhë prova për çështjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta