FOTO/ Kryesoi me shumicë dërrmuese votash, shoqërohet me të qeshura dhe përqafime fitorja e Ervin Cecës në Berat Cërriku ishte ndalesa e radhës për kryeministrin Edi Rama nga ku prezantoi kandidatin e Koalicionit për Shqipërinë Europiane, Altin Toska. Banorëve të Cërrikut Rama u përcolli edhe lajmin e ndërtimit të rrugës, që lidh këtë qytet me Belshin, qendrëne zonës së Dumresë.
“Prioriteti ynë është të bëjmë rrugën që lidh Cërrikun me Belshin, sepse është një rrugë pa rrugë dhe ndërkohë, lidhja me rrugë do të bëjë që e gjithë kjo zonë të marrë një tjetër perspektivë dhe një tjetër energji. Përsa i përket atyre që tha Altini, unë jam plotësisht dakord me Altinin, janë të gjitha shprehje e një vetëdije sociale, shprehje e një qëndrimi të qartë socialist dhe progresist, shprehje e objektivave dhe e vizionit tonë të qartë për të ecur në drejtimin e duhur dhe për të mos lënë asnjë prapa. Cërriku ka mbetur shumë mbrapa në këto vite. Katër vjet, asgjë, zero. Sot vij këtu, dy vjet pasi kemi ardhur për fushatën e kaluar dhe asnjë ndryshim. Zero!”- tha Rama.
Me kryetarët tanë të bashkive- tha Rama- uji do të jetë prioritet, qoftë uji i pijshëm, qoftë vaditja.
“Me ministrin kemi bërë gati gjithë reformën ligjore për mënyrën si do administrohet sistemi. E reja është që nuk do të ketë 400 pronarë dhe gjoja 3 mijë aksionerë nga ata që i zgjidhni nëpër këshilla të komunave, por do kenë përgjegjës të drejtpërdrejt bashkitë dhe kryetarët e bashkive dhe qeveria do të mbështesë në bazë të projekteve dhe në bazë të projekteve dhe në bazë të cilësisë së administrimit. Kështu që 21 qershori është votë për ujin. Kjo është vota”- shtoi kryeministri.
Rama u shpjegoi banorëve të Cërrikut paketën e qeverisë për nxitjen e agro-biznesit dhe u parashtroi banorëve arsyet se përse, sipas tij, nuk duhen votuar kandidatët e koalicionit opozitar.
Top Channel