Rama kërkon votën për kandidatin e dalë nga PDIU në Rrogozhinë

02/06/2015 00:00

Në Rrogozhinë, Aleanca për Shqipërinë Europiane garon me një kandidat të dalë nga PDIU dhe për këtë Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve më 21 Qershor, duke votuar Beqir Nuredinin si përfaqësues të koalicionit dhe jo të një partie të vetme.

Rama tha se zgjedhjet vendore nuk janë zgjedhje për të zgjidhur hallet e SHQUP-it, por për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Uji i pijshëm, uji për të vaditur, infrastruktura, shkollat, kopshtet e çerdhet e të tjera, këto janë çështjet për të cilat bëhet kjo fushatë. Është një votë për t’i dhënë mundësi familjes tende që të ketë nesër zgjidhje për problemet që nuk i zgjidh dot vetë. Kjo bëhet duke zgjedhur drejtimin e duhur. Kush është drejtimi i duhur? SHQUP-i?! Drejtimi i duhur është Beqir Nuredini!”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta