PD bojkoton përkohësisht komisionet parlamentare, zbulohet mesazhin që u është dërguar deputetëve
Kryeministri Edi Rama, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit, Shpëtim Idrizi, prezantuan në Peqin kandidatin Sajmir Hasalla, që vjen nga radhët e PDIU-së, si pjesë e koalicionit për Shqipërinë Europiane.
Rama e vuri theksin në rëndësinë, që merr vota e fshatit në këto zgjedhje.
“Në këto zgjedhje, si asnjëherë më parë ka një arsye shumë të fortë fshati, për të marrë pjesë masivisht në votim. Sepse në gjithë këto vite, fshati ka votuar në zgjedhjet vendore, për të zgjedhur kryetarët e komunave, që edhe kur kanë qëlluar njerëz të mirë dhe me vizion, nuk kanë pasur çfarë të bëjnë. Transformimi i bashkive në njësi ekonomike zhvillimi, ka sjellë për fshatin një mundësi historike”, tha kryeministri Rama.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se, “ne jemi një fuqi e madhe. Aleanca për Shqipërinë Europiane do ta çojë Peqinin më përpara, tashmë që ky qytet është një zonë e madhe industriale”.
“Në qoftë se dikush do të mendonte qoftë edhe 5 minuta për Peqinin, do të ishte bërë pjesë e reformës administrativo-territoriale, e cila tashmë nuk bën fjalë vetëm për Bashkinë e Peqinit, por për një zonë të madhe ekonomike”, u shpreh Shpëthim Idrizi.
Top Channel