Mediu, në Përrenjas: Të votojmë Shqipërinë që duam
02/06/2015 00:00
Nga Prrenjasi, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u drejtoi një apel banorëve të këtij qyteti dhe qyetetarëve të gjithë vendit, të majtë dhe të djathtë.
“A duam një Shqipëri të lirë dhe të zhvilluar, apo një Shqipëri të varfër dhe të kontrolluar nga një grusht njerëzish? Çfarë e dikton vendimin tonë? Dhuna dhe manipulimi i qeverisë, apo forca dhe besimi ynë se nuk mund të pranojmë që qeveria është mbi ne, mbi dinjitetin tonë dhe lirinë tonë?”, u shpreh Mediu.
Top Channel