Idrizi, takim në Vlorë me mbështetësit e PDIU-së

02/06/2015 00:00

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi është ndalur në qytetin e Vlorës, ku është takuar me mbështetës të kësaj partie.

Ai bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen rreth një partie që punon për dinjitetin e shqiptarëve.

 “Ne, sot, falë edhe punës dhe kontributit tuaj, nuk jemi një parti e vogël, jemi parti pesë-vjeçare parlamentare, jemi parti që rritet çdo ditë, një parti e hapur për të gjithe ata patriotë që e fillojnë punën për Shqipërinë nga dinjiteti i tyre. T’i bashkoheni kësaj radhe dyfishimit të votave për PDIU-në në Dibër, Tropojë, Malësi të Madhe, Lezhë, Peqin, në Durrës e në të gjithë Shqipërinë, deri në Konispol. Votoni numrin 34, votoni PDIU-në, votoni për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që i ka vënë Zoti”, tha Idrizi.

Vlora, – shtoi Idrizi, – ka qenë gjithnjë kryeqyteti në mërgim i Çamërisë dhe shprehu bindjen se PDIU do të ketë një rezultat spektakolar në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Idrizi theksoi se do të jetë garant që problemet e shqiptarëve të Çamërisë në këtë qytet, si çështja e legalizimit të pronave 70-vjeçare të tyre dhe rikonstruktimi i lagjes “1 Maji”, do të gjejnë zgjidhje në katërvjeçarin e ardhshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta