FOTO/ Kryesoi me shumicë dërrmuese votash, shoqërohet me të qeshura dhe përqafime fitorja e Ervin Cecës në Berat
Kandidati i ASHE për Lushnjen, Fatos Tushe, ka vazhduar fushatën e tij elektorale në komunën e Golemit.
Të hënën takimet janë zhvilluar në fshatin Golem dhe në Zhamë. Në këto takime, Tushe shoqërohej nga kreu i Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deputetët Arben Çuko dhe Bujar Çela, si dhe nënprefekti, Ilir Dervishi.
Tushe, përpara banorëve të këtyre zonave shpalosi projektet e hartuara për fshatrat e komunës Golem. Ai premtoi se do të investohet veç infrastrukturës edhe në bujqësi, ashtu dhe në ndërtimin e ambulancave në dy fshatra, Shegas e Allprenaj. “Veç kësaj, brenda një viti do të implementohet vënia e ndriçimit të rrugëve me teknologjinë ‘Led”, tha Tushe.
Ruçi në fjalën e tij deklaroi se në 21 qershor nuk votohet vetëm për dy kandidatë, por për dy vizione për dy filozofi dhe për dy elementë të rëndësishëm që votuesi të përdorë pushtetin e tij, atë të votës.
Ruçi u ndal dhe te motoja e Partisë Demokratike, “Punë dhe dinjitet”, ku e krahasoi, me 750 milionë euro borxh të lënë nga qeveria “Berisha”, për vjedhjen në “Rrugën e Kombit”dhe për ngjarjen e 21 janarit.
Top Channel