Cara: Kavaja, jo peng i dyshes Daja-Rroshi

02/06/2015 00:00

Kandidati i djathtë për Bashkinë e Kavajës, Engjëll Cara, u takua me banorët e fshatit Vorozen. Në këtë takim ai prezantoi pikat e programit të tij për të ringritur bujqësinë e kësaj zone.

Kadidati Cara denoncoi shantazhin që po u bëhet banorëve nga kryetari i Partisë Socialiste dhe kandidati i majtë për kryetar bashkie, Daja dhe Rroshi.

“E nisim sot këtu, në Vorozen për të treguar çfarë ne do të bëjmë në 4 vitet e qeverisjes tonë. Doja të thoja dhe diçka tjetër, që ne kurrë nuk duhet ta lëmë pushtetin në dorën e dy familjeve, Daja e Rroshi, të cilët, të mbështetur nga Ergysi i Ramës, Ergysi i INUK-ut, po mundohen të tjetërsojnë dhe të shantazhojnë banorët e Kavajës. Por i them nga ky fshat që të bëjnë kujdes sepse dora e tyre e shtrirë në drejtim të çdo demokrati do të gjejë një forcë të madhe për t’ia ndalur dhe për t’i thënë që ne, ne demokratët dhe qytetarët, kemi detyrën fisnike, misionin, për të vendosur dinjitetin e këtij qyteti”, tha Cara.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta