Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi nga njësia 1 Tiranë: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë Nga pritja që iu bë Lulzim Bashës në Lazarat, dukej se politikisht atje nuk ka ndryshuar asgjë. Një vit pas ndërhyrjes antikanabis të policisë në Lazarat, Basha, u kujdes disa herë të veçonte banorët atje nga narkotrafikantët.
“Ne e kemi përkrahur dhe e përkrahim pa asnjë kusht luftën kundër bimëve narkotike. Ne kurrë nuk kemi qenë kundër luftës ndaj bimëve narkotike, përkundrazi, bashkë e kemi luftuar dhe kemi arritur suksese”, tha Basha.
Si sukses kreu i PD përmendi vendimin e 5 viteve më parë të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave, çka sipas tij, nuk do të mund të arrihej pa luftën antikanabis edhe në Lazarat. Ndërsa ndërhyrjen e vitit të kaluar, Basha e trajtoi si një aksion qeveritar për të marrë nën kontroll narkotrafikun.
“Por halli i dyshes Rama-Meta nuk ishte të hiqte hashashin, por halli ishte të merrte hashashin për vete, ta kultivonte dhe ta tregtonte. Ata që stigmatizojnë Lazaratin janë përgjegjës për rritjen e trafikut të lëndëve narkotike, për trafikun nga ajri si asnjëherë më parë të hashashit, kokainës dhe heroinës; janë ata që trafikantet nuk i luftojnë, por i kanë bërë deputetë të partive të tyre, i kanë bërë drejtorë, i kanë futur në polici. Kjo është dyfytyrësia e tyre”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike.
Sipas Lulzim Bashës, dyfytyrësia është kthyer në standard të qeverisjes Rama-Meta.
“Marrin natën qytetarë dhe i çojnë në biruca, ndërkohë kapitenët e krimit shëtisin krah më krah me qeveritarët vendorë dhe qendrorë”, tha Basha.
Lideri i opozitës tha se vota për Partinë Demokratike dhe Igli Kokalarin është vendimi më i mençur i banorëve të Lazaratit.
“Të zotohemi edhe një herë për një Lazarat europian, që i bindet ligjit; për një Lazarat që punon me djersën e ballit; për një Lazarat që gëzon respektin e Gjirokastrës e të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha.
Top Channel