Meta në Durrës: Mbështetje bujqësisë

31/05/2015 00:00

Ilir Meta, së bashku me kandidatin e së majtës për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, kanë premtuar mbështetjen e plotë, jo vetëm të qeverisë, por edhe të bashkive të reja për fermerët.

Ilir Meta beson se kjo do të rrisë numrin e të punësuarve, sikundër këtë besim e ka edhe te ndarja e re territoriale.

“Kjo reformë administrativo-territoriale do të rrisë bashkëpunimin dhe sinergjinë midis qeverisë qendrore dhe bashkive. Do të bëjë atë që të gjitha energjitë të shkojnë në një drejtim, për shërbime sa më cilësore dhe për të garantuar punësim për të gjithë ata që duan të punojnë”, tha Meta.

“Kemi mbështetjen e koalicionit dhe një vizion të përbashkët me qeverinë për ta bërë Durrësin një qendër model për gjithë Shqipërinë”, tha Dako.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta