Idrizi: Himara, jo arenë përplasjesh

31/05/2015 00:00

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, zhvilloi një takim me strukturat e partisë në Himarë.

Zoti iIdrizi u shpreh se duhet t’i jepet fund përplasjeve në Himarë dhe zonës t’i kthehen investimet. Gjithashtu ai tha se duhet t’i jepet fund problemit me pronat.

“E kam parë gjithmonë me shumë dhimbje faktin e përplasjeve në zonën e Himarës. Himarës nuk i duhet kjo. Himarës i duhet të kthehet në një destinacion turistik që të ketë investime, që të ketë rrugë, të zgjidhet problemi i pronave. Ne duhet të jemi të gjithë në kohezion, pasi jemi të gjithë shqiptarë, jetojmë në të njëjtin vend. Ne duhet ta shohim njëri-tjetrin të gjithë bashkë, por kjo fillon nga dinjiteti. Nëse i japim më shumë dinjitet vetes akoma më shumë do të në respektojnë të tjerët”, tha nënkryetari i Kuvendit.

Top Channel