Doshi mbështet kandidatin e majtë në Vaun e Dejës: Punëtorë vendas në HEC-e
31/05/2015 00:00
Tom Doshi, në mbështetje të kandidatit socialist për Bashkinë e Vaut të Dejës, ka premtuar se do të punësohen banorë vendas në hidrocentralet që ka kjo zonë, edhe pse do t’i duhet t’i imponohet qeverisë.
“Ju premtoj se, pasi të fitojmë Bashkinë e Vaut të Dejës, nuk do të vijnë më punëtorë nga zonat e tjera në hidrocentralet tona, por do të jenë vetëm nga kjo bashki. Edhe nëse qeveria nuk do të jetë dakord, do ia imponojmë një gjë të tillë. Nuk do të lejojmë më që kjo zonë të shkelet me këmbë, siç është bërë këto 25 vite”, deklaroi Doshi.
Në Hajmel, Doshi nuk la pa ironizuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë për këtë zonë, në dy vitet në pushtet.
Top Channel