Veliaj: Nëse Kosova ka ndërtuar me leje, përse ka aplikuar për legalizim?!

30/05/2015 00:00

Zyra e kandidatit të mazhorancës për bashkinë e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike, ku pretendohej se lejen për ndërtimin e një godine 5-katëshe e ka dhënë vetë Edi Rama në kohën kur ky i fundit ishte në krye të bashkisë.

Zyra elektorale e Veliajt thotë se zotëron të gjitha dokumentet që provojnë se Halim Kosova ka shkelur lejen e ndërtimit, e për pasojë ka ndërtuar pa leje. Për këtë ngre edhe disa pyetje.

“Nëse Halim Kosova paska ndërtuar me leje, atëherë përse ka aplikuar për legalizim të klinikës së tij? Çfarë kishte joligjore klinika private e Halim Kosovës, që më pas në vitin 2013 u legalizua? Pse vetëm një vit pas ndërtimit, që zoti Kosova pretendon se ka qenë me leje, ky i fundit aplikoi për legalizim?”- thuhet në deklaratën e stafit të Erion Veliajt.

Sipas zyrës së kandidatit socialist, “Fakti që Halim Kosova ka kërkuar legalizim të klinikës në 2006 do të thotë vetëm një gjë: ai ka shkelur ligjin dhe lejen e dhënë në 2004”.

Top Channel