Veliaj në Laprakë, premton zgjerimin e shkollës dhe më shumë hapësira të gjelbërta

30/05/2015 00:00

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal pasditen e së shtunës në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Premtimi i parë i Veliajt për banorët e kësaj zone lidhej me shkollën, ku nuk është vënë dorë edhe pse numri i nxënësve është shumëfishuar prej kohës, çka detyron zhvillimin e mësimit me turne.

“Gjëja e parë që do të bëjmë është zgjerimi i shkollës ‘Isa Boletini’, që fëmijët të mos shkojnë më në shkollë me dy turne”- tha ai.

Veliaj premtoi më shumë hapësira publike të gjelbërta.

“Kemi identifikuar 5 hapësira për lulishte, sepse në këto 4 vite kemi ecur me beton, beton, beton. Parimi ynë nuk është ky, parimi ynë është hapësira të gjelbërta”- tha kandidati i mazhorancës.

Top Channel