Haxhinasto prezanton këshilltarët e LSI-së për Elbasanin
30/05/2015 00:00
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, njëkohësisht deputet i LSI-së në qarkun e Elbasanit, prezantoi 51 kandidatët për këshilltarë të kësaj partie në bashkinë e ardhshme të Elbasanit.
Haxhinastoi kërkoi besimin e votuesve, pasi kjo skuadër, siç e quajti ai, është më e mira e mundshme dhe “do të jenë këta këshilltarë që do të ngrenë fort zërin e qytetarëve”.
Haxhinasto thkesoi gjithashtu se, vota për Qazim Sejdinin është votë për drejtimin e duhur dhe për Elbasanin e zhvilluar.
Top Channel