Bojaxhi: Komuna e Parisit, nga fidanishte në geto betoni
30/05/2015 00:00
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi është takuar me banorë të lagjes “Komuna e Parisit”, ku foli për mungesën e hapësirave dhe trotuarëve.
Bojaxhi tha se kjo zonë, si pasojë e interesave të kryebashkiakëve partiakë, u shndërrua nga fidanishte në geto betoni, ku kalimi është me pengesa.
“Kjo zonë është rezultati i korrupsionit dhe klientelizimit. Nga një fushë me fidanishte, kjo zonë është shndërruar sot në fushë betoni. Veç banesave këtu nuk është siguruar asnjë infrastrukturë për të siguruar cilësinë e jetës. Të jesh këmbësor, veçanërisht fëmijë apo i moshuar në këtë zonë, je i rrezikuar çdo çast”, tha Bojaxhi.
Top Channel