Bërthamoret, Irani dhe “P5+1” priten të tejkalojnë afatin përfundimtar

30/05/2015 00:00

Ministri i Jashtëm i Iranit është kthyer në Vjenë për të diskutuar me fuqitë e mëdha në ditën e fundit të afatit për arritjen e marrëveshjes mbi programin e tij bërthamor.

Mohammad Javad Zarif është i shoqëruar nga kreu i Agjencisë Atomike të Energjisë së Iranit, si dhe nga vëllai i Presidentit Hassan Rouhani.

Sipas mediave ndërkombëtare, arritja e një marrëveshje përfundimtare deri në fund të ditës, që është edhe afati i fundit, thuajse është e pamundur. BBC shkruan se pjesa më e madhe e pikave të marrëveshjes tashmë janë zgjidhur, por mbetet ende shumë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Përveç Iranit dhe SHBA-së, bisedimet përfshijnë Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Ministrat e jashtëm të këtyre shteteve kërkojnë që Irani të zvogëlojë aktivitetin e tij bërthamor në mënyrë që të mos ketë mundësi të ndërtojë një armë bërthamore.

Prania e Ali Akbar Salehi, kreu i Agjencisë Atomike të Energjisë së Iranit dhe e zotit Hossein Fereidoun është parë si një shenjë për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, të paktën kështu ka shkruar “IRNA”, agjencia shtetërore e lajme të Iranit.

Para takimit, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u tha gazetarëve: “Unë mendoj se bisedimet kanë arritur në një fazë delikate. Ne mund të përparojmë, por kjo kërkon vullnet politik dhe shumë punë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA