Librazhd, kandidati i ASHE padit deputetin e PD-së

29/05/2015 00:00

Kandidati i ASHE për Bashkinë e Librazhdit, Kastriot Gurra ka dorëzuar këtë të premte në Gjykatën e Elbasanit një padi për shpifje dhe dëmtim të imazhit ndaj deputetit të PD-së, Luçiano Boçi.

Dy ditë më parë, në një konferencë shtypi nga selia e PD-së, Boçi akuzoi zotin Gurra për favore ndaj familjarëve të tij në kohën kur drejtonte komunën Qukës.

Gurra tha se akuzat ndaj tij janë thjesht politike, pasi sipas tij, PD e ndjen që tani humbjen e thellë në Librazhd.

Top Channel