Grida Duma në Shkozet: Stop betonizimit në bregdet, plazh publik tek Currilat

29/05/2015 00:00

Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma është takuar me banorët e zonës së Shkozetit. Ajo ka biseduar me ta mbi planin afatgjatë të turizmit për të hapur vende pune.

Duma tha se Durrësi do të ketë plazhin publik për qytetarët në zonën e Currilave. Ajo premtois e do të nis ënga ruajtja e bregdetit, duke i thënë stop betonizimit.

“Do ti themi stop betonizimit të bregdetit. Do të ruajmë bregdetin dhe do të bëjmë gjithë zhvillimin e pjesës së veriut të bashkisë së re atje ku turizmi do të hapë vende pune dhe për ruajtjen e korridoreve jeshile dhe bregdetit për të pasur një qytet jo vetëm për sot, por për të pasur një qytet me vizion afatgjatë edhe për nesër. Do stabilizojmë zonën e plazhit me të gjitha standardet dhe do ti ruajmë standardet atje por do bëjmë plazhin publik për të gjithë qytetarët tek zona e Currilat, që kur unë e thashë filloi e tha edhe zotëria tani. Plani i emergjencës për kanalizimet, për pastrimin e kanaleve të mëdha, për stabilizimin e rrugëve dhe rrugicave mes pallateve në periferi, në kalkulimet tona është një vit e 8 muaj”, tha Duma.

Top Channel