Basha në Bradashesh, kërkon votën për Ardian Turkun

29/05/2015 00:00

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në vijim të takimeve të tij elektorale u ndal në Bradashesh të Elbasanit, nga ku ka kërkuar votën për kandidatin Ardian Turku.

Gjithashtu, ai kërkoi votën e të gjithë shqiptarëve për të ndëshkuar, siç tha ai, keq-qeverisjen e vendit.

Përpara banorëve të Bradasheshit, kandidati Ardian Turku ngriti pikëpyetje rreth kontratës së nënshkruar nga qeveria shqiptare për ngritjen e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan.

Ai tha se në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak do të kërkojë qartësimin e të gjitha detajeve të kësaj kontrate, sidomos përsa i përket respektimit të normave mjedisore.

Top Channel