PD, Qirici: Veliaj mashtroi me përllogaritjen e minimumit jetik

28/05/2015 00:00

Partia Demokratike akuzon kandidatin socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj se nuk mbajti premtimin për përllogaritjen e minimumit jetik.

Deputetja e PD-së, Elena Qirici, në një dalje për mediat, tha se Veliaj vijon më përsëritjen e premtimeve dhe mashtrimet.

“Pse nuk është llogaritur minimumi jetik për të luftuar varfërinë? Erion Veliaj ishte ministri përgjegjës për të përmbushur këtë premtim, si edhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë në website. Ai kishte në dispozicion plot 40% të buxhetit të shtetit, por përsëri nuk punoi as një ditë të vetme për të realizuar këtë. Erioni premtoi, por i pati vetëm fjalë dhe i mashtroi të gjithë shqiptarët”, tha Qirici.

Njerëzit në nevojë, sipas znj. Qirici, ndihen të mashtruar, pasi nuk është realizuar asnjë punë. “Ata po gjejnë si rrugëdalje vetëm eksodin e tmerrshëm, që e kishim harruar prej 25 vjetësh”, tha ajo.

Top Channel