Nishani-Glover, diskutime për zgjedhjet dhe reformën territoriale

28/05/2015 00:00

Presidenti Bujar Nishani është takuar me kreun e misionit vëzhgues të ODIHR në Tiranë, Audry Glover.

Qëllimi i këtij takimi ishin pikërisht zgjedhjet vendore të 21 Qershorit dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor në tërësi.

Në një njoftim të shkurtër për mediat, Zyra e Shtypit e Presidencës bëri të ditur se Nishani-Glover diskutuan edhe për reformën territoriale.

Top Channel