Meta, në Kamzë: Ora e transformimit të pandalshëm për bashkinë e re

28/05/2015 00:00

Kreu i LSI-së, Ilir Meta është takuar me banorët e Kamzës, i shoqëruar dhe nga kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për këtë bashki, Safet Gjici.

Z. Meta tha se ora e ndryshimit dhe e transformimit të pandalshëm për bashkinë e re të Kamzës është shumë afër.

“Projekti i ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’ dhe i kryebashkiakut të ardhshëm të aleancës sonë, Safet Gjici, është ‘Kamza jonë’, që të gjithë të jenë pjesë e ndryshimit dhe e transformimit. Unë kam besim të plotë se Safet Gjici është njeriu i duhur, është në drejtimin e duhur dhe di të ecë më shpejt. Ai ka një eksperiencë të shkëlqyer menaxhimi”, tha Meta.

“Kamza jonë” – shtoi Meta – meriton të ecë më shpejt me këtë rini të jashtëzakonshme. Ai ftoi qytetarët të votojnë kandidatin e majtë.

Top Channel