
Kandidatja demokrate për bashkinë e Durrësit, Grida Duma është takuar me banorë të fshatit të Qerretit, ku ka prezantuar projektin për hapjen e vendeve të reja të punës.
Znj. Duma tha se do të mirëmanaxhojë taksat e qytetarëve duke sjellë në vëmendje se aktualisht nga keqmanaxhimi i fondeve dhe projekteve, Durrësi ka humbur 15 mijë vende pune.
“Shoh buxhetin e bashkisë dhe e pjestoj për të parë se sa vende pune mund të kishim. Më rezulton se vetëm nga projektet e këqia që nuk janë realizuar, nga projektet që janë shtyrë, sot mund të kishim brenda qytetit të Durrësit 15 mijë vende pune më shumë. Për këtë arsye lufta kundër papunësisë dhe projektet pro punës do jetë të parat dhe kryesoret”, tha Duma.
Me banorët e zonës së ish-kënetës, Duma tha se nuk do të shkatërrojë administratën por të do ngrejë një staf profesional dhe me kontribute.
Top Channel