Vizita e Vuçiç, në fokusin e shtypit serb

27/05/2015 00:00

Shtypi serb i ka kushtuar një vëmendje të veçantë sigurisë së kryeministrit Alleksandar Vuçiç në Tiranë, por edhe mundësisë së përmirësimit të marrëdhënieve me Shqipërinë.

“Snajperët do të ruajnë Vuçiç në Tiranë”, “Vuçiç: Shqipëria e madhe nuk është ide e së ardhmes”, “Vuçiç sot në Tiranë, do të ketë provokime”, “Serbia-Shqipëria, faqe e re apo konflikte të vjetra”, e kështu me radhë janë titujt e gazetave që paralajmëronin vizitën.

Zyrtarët serbë kanë dhënë komente pozitive, duke thënë se ka ardhur koha që të mos ndjehemi keq kur flasim për marrëdhëniet me shqiptarët, por të shohim projekte të rëndësishme.

Një nga analistët, në një koment me titullin “Tirana është bota”, flet për konceptin se si Serbia duhet t’i afrohet më shumë botës dhe të jetë me e hapur.

Ndërkaq, dallimet rreth Kosovës, por edhe pritja që i është rezervuar kryeministrit Vuçiç kanë zënë vend në shtypin elektronik dhe një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar mediat publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB