
Nga Peza, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka shpalosur programin e tij për zhvillimin e fshatit në 4 vitet e ardhshme të drejtimit të Bashkisë së kryeqytetit. Veliaj është ndalur dhe në programet konkrete për Pezën.
1. Integrimin rrugor të zonave rurale në territorin e Bashkisë së Tiranës;
2. Ndërlidhje me transport publik të të gjithë territorit periferik me kryeqytetin;
3. Rikonceptim i shpërndarjes gjeografike dhe organizimit të tregjeve. Përcaktim i zonave të tregjeve të përhershme dhe të përkohshme ditore;
4. Ndërhyrjen për vendosjen në punë të sistemit të vaditjes dhe kullimit, në rezervuarin e Gjysulkonjës, duke pastruar dhe riparuar portën hyrëse, për të vaditur disa zona përreth.
5. Koordinim dhe ndërmjetësim të ekonomisë rurale për të reduktuar fragmentarizimin e tokës bujqësore.
6. Ngritjen e Qendrës së Agronomisë dhe Veterinarisë pranë Bashkisë së Tiranës për të orientuar fermerët;
7. Ngritjen e Qendrës për këshillimit dhe mbështetjen e zonave rurale me asistencë teknike dhe grante për fermerët;
8. Ndërtim i pikave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale përmes skemave të PPP;
9. Hartojmë një guidë të plotë turistike në shqip dhe anglisht për atraksionet turistike e kulturore që ofron Tirana dhe periferia e saj;
10. Vendosim linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike strategjike;
11. Ofrojmë incentiva për fermat dhe bizneset agrobujqësore, që duan të zhvillojnë agroturizmin dhe hotelerinë e bazuar te bujqësia.
12. Konsolidimi dhe zgjerimi i traditës së krijuar me Natën e Bardhë me festivale të tjera, ngritja e këtyre eventeve në nivelin e një eventi kulturor ndërkombëtar siç është Festa e Pezës.
Top Channel