Lushnjë, Tushe premton përmirësimin e infrastrukturës bujqësore

27/05/2015 00:00

Kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Lushnjës, Fatos Tushe, është takuar me gratë në zonën e Plugut dhe me fermerë të kësaj zone.

Përmirësimi i infrastrukturës bujqësore do të jetë prioritet i Tushes në mandatin e dytë të tij. Edhe fermerët kanë kërkuar ndërhyrjen e pushtetit lokal për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta, si edhe rregullimin e sistemit vaditës.
 
Plugu, i konsideruar si lagje e qytetit të Lushnjës për shkak të afërsisë së tij, për 25 vjet ka qenë i harruar, madje problemet me furnizimin me ujë dhe asfaltimin e rrugëve ende nuk janë zgjidhur.

Këto probleme ka premtuar se do t’i zgjidhë kandidati i ASHE-së, nëse fiton zgjedhjet e 21 Qershorit.

Në këto takime, Tushe shoqërohej nga drejtues të strukturave lokale të LSI-së dhe deputeti Petrit Vasili.

Top Channel