42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin Për ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, rajoni duhet të marrë shembull punën që Shqipëria po bën për të frenuar ekstremizmin fetar.
Lu, në vështrimin e tij, këshilloi se, korrupsioni dhe varfëria duhen luftuar për të mos lënë ekstremistët t’i shfrytezojnë ato: “Të gjithë kemi përgjegjësinë ta sfidojmë nocionin se ekstremistët radikalë përfaqësojnë fenë islame. Duhet të trajtojmë pakënaqësitë ekonomike që shfrytëzohen prej ekstremistëve. Kur të rinjtë ndihen të bllokuar në komunitete të varfëra dhe nuk shohin mundësi shpëtimi nga padrejtësia, ata bëhen shënjestra rekrutimi nga ekstremistët”.
Në një konferencë për Shqipërinë dhe Ballkanin perëndimor për të parandaluar ekstremizmin fetar, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkoi bashkëpunim të të gjithëve për të përballuar këtë luftë.
“Janë probleme që janë fare lokale, fare të jetës së përditshme, ashtu siç janë dhe arsye pa arsye, pra ajo që quhet mercenarizmi i pastër i luftëtarëve që shkojnë për parà. Cilado qoftë arsyeja, ne duhet ta adresojmë me të gjitha mënyrat dhe cilatdo qofshin motivet, ne duhet të gjejmë një platformë solide të përbashkët, për të ndërtuar qasjen tonë dhe për ta implementuar po bashkërisht”, tha Tahiri.
Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Aldo Bumçi, kërkoi forcimin e komunitetit musliman dhe është kundër arrestimit të klerikëve: “Nuk do më vinte mirë të shikoja klerikë që dënohen. Nëse kanë shkelur ligjet, ata duhen dënuar, por nuk është lajm i mirë dënimi i një kleriku. Duhet të bëjmë gjithçka për të evituar raste të tilla. Zgjidhja është forcimi i komunitetit mysliman shqiptar”.
Top Channel