Kosova: Transparencë fondeve të Bashkisë

27/05/2015 00:00

Mes tiranasve të “Lagjes 8” Halim Kosova ndjehet si në shtëpinë e vet dhe entuziazmi i lagjes ku ende ka thirrje antikomuniste shoqëroi të gjithë takimin e kandidatit të opozitës.

Në një zonë ku shumë e njohin nga afër, Halim Kosova e kishte të thjeshtë të ofronte ndershmërinë dhe përkushtimin e vet për kryeqytetin.

“Në majë të Bashkisë do të vendos një tabelë elektronike ku çdo qindarkë të bëhet transparente se ku shkon. Unë mendoj se kjo është gjëja më e domosdoshme që të gjithë të bindemi se ku shkojnë lekët që ne japim”, u shpreh Kosova.

Halim Kosova shpjegoi me detaje çfarë do të bëjë për këtë pjesë të Tiranës, që nga infrastruktura, deri te gjelbërimi, por diçka tjetër ishte premtimi i tij madhor . I emocionuar disa herë gjatë takimit, pasi tregoi historinë se si tiranasit mbështetën familjen e nënës së tij, kur erdhi në Tiranë nga Dibra e Madhe 100 vjet më parë, por edhe më vonë gjatë komunizmit, Halim Kosova  premtoi zhvillimin e pronave të tiranasve të vjetër.

“Që t’ja shpërblejë të gjithë tiranasve atë që kanë bërë, jo vetëm për ne, por për të gjithë ata që kanë kërkuar një jetë më të mirë. Ky është një premtim që nuk ma lëviz njeri. Të gjithë në shërbim të Tiranës”, tha kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA