42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin Athina zyrtare ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit shqiptar Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb në Tiranë. Në një deklaratë në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke, zëdhënësi i saj, Konstandinos Kutras ka dhënë komentin për fjalët e Ramës.
“Udhëheqja politike e vendit mik dhe fqinj, zhvlerësohet gjithnjë e më shumë me vepra dhe fjalë, çdo ditë. Kthimi i arsyes dhe i respektimit të ligjshmërisë dhe të drejtës ndërkombëtare është rruga më e sigurtë për perspektivën europiane të Shqipërisë. Asnjë koment më tej”,- përfundon deklarata.
Gjithashtu vizita e Vuçiç, por më shumë deklaratat e kryeministrit shqiptar, janë pasqyruar në të gjitha mediet greke që kanë ndjekur me interes të veçantë zhvillimet nga Shqipëria.
“Një hap të mëtejshëm drejt përkeqësimit të marrëdhënieve me Greqinë ka bërë sot nga Tirana Edi Rama, pasi me deklaratën e tij në konferencën e shtypit me Kryeministrin serb Vuçiç, ka nënvizuar se Athina nuk i është përgjigjur kërkesës së vendit të tij për të zgjidhur një çështje me interes kombëtar, siç janë kufijtë detarë”,- shkruan “Kathimerini”.
Sipas gazetës, Rama ka theksuar se “ne nuk kemi ndërmend të negociojmë interesin kombëtar për marrëdhëniet e mira fqinjësore”, ndërsa ka mbrojtur zgjedhjen e tij për emërimin e Shpëtim Idrizit në postin e zv/kryetarit të parlamentit, duke thënë se kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë.
“Kathimerini” publikon dhe deklaratën e Jorgos Koumoutsakos, shefit për marrëdhëniet e jashtme të konservatorëve opozitarë të Demokracisë se Re, sipas të cilit Rama karakterizohet nga mungesa e masës në fjalët e tij, edhe sa i përket sasisë edhe cilësisë.
“Sfidon përsëri kryeministri shqiptar” është edhe titulli i faqes elektronike të gazetës “Proto Thema” që i vë theksin deklaratës së Ramës “nuk negociojmë interesin tonë kombëtar për hatër të fqinjësisë së mirë”.
Ndërsa, sipas gazetës “To Vima” kryeministri shqiptar ngre përsëri çështjen e shelfit kontinental në Jon, duke theksuar se interesi kombëtar është parësor ndaj fqinjësisë së mirë.
Në të njëjtën gjatësi vale edhe gazeta “To Ethnos” ju referohet deklaratave të udhëheqësit shqiptar të cilat i konsideron si sfidante, duke publikuar njëkohësisht edhe përgjigjen e Ministrisë së Jashtme greke.
Top Channel