Studimi i fundit: Aplikacionet e inteligjencës artificiale si ChatGPT nuk janë të besueshme për informacion
Shumë kompani para se të bëheshin të njohura kanë pasur një emër ose logo tjetër. Ndryshimet kanë rezultuar të suksesshme, pasi sot ato “sundojnë” botën.
Logoja e Apple ka ndryshuar me kalimin e viteve, por bashkë me të edhe emri. Fillimisht quhej “Apple Computer” dhe operonte vetëm në fushën e kompjuterëve, ndërsa pas vitit 2007 u shndërrua në “Apple Inc”, një kompani që tani ofron produkte elektronike.
“Research in Motion” ishte kompania që prodhonte BlackBerry-n, por në vitin 2013 u vendos që kjo kompani të emërohej sipas emrit të produktit, në këtë rast “BlackBerry”.
Ndër vite ka pësuar ndryshime edhe “Sony”, por edhe “International Business Machines”, e njohur ndryshe me shkurtesën IBM. Kjo e fundit fillimisht quhej “Computing Tabulating Recording Corporation” me shkurtesën CTRC.
Makineria e kërkimit “BackRub” ndryshoi emrin dy vite pas themelimit, duke e bërë “Google”. Ndërsa rrjeti i dyqaneve elektronike “BestBuy” dikur quhej “Sound of Music”.
Ndërkohë “Starbucks coffee” largoi nga logoja dhe emri i kompanisë fjalët “çaj” dhe “erërza”, ndërsa ka pësuar një evolucion edhe kompania e pijeve “Pepsi”.
Top Channel